Bregu ankohet në Bruksel për zgjedhjet

 

Sot në Bruksel me rastin e takimit të 7-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit, kryetarja e komisionit parlamentar të Integrimit Majlinda Bregu, në fjalën e saj ka theksuar disa probloematika aktuale të Shqipërisë.

Majlinda Bregu shkruante në Facebook se i ka informuar partnerët europianë se:

  1. Reforma ne drejtesi nuk behet pa kryer procesin e dekriminalizimit. Nuk mund te votojne per nje drejtesi te pavarur deputetet me precendete kriminale.
  2. Zgjedhjet e 21 qershorit, incidentet, skema te manipulimit duke shtuar listat e votuesve me zgjedhes qe nuk jane banore te nje njesie zgjedhore duke shtuar ne menyre artificiale listat sic ndodhi ne Durres, apo perdorimi i administrates publike minojne pa nisur standartin e zgjedhjeve.
  3. Shqiperine ne rrugen e saj drejt BE nuk e ndihmojne deklaratat "furça" per " progres te dukshem dhe "gjithperfshirja eshte e nevojshme dhe ne shpresojme qe palet te gjejne gjuhen e kompromisit", kur te vertetat per kompromisin tone afatgjate te munguar politik jane me kokforte se cdo deklarate.
  4. Si ne rastin e krizes politike ne Maqedoni e cila nuk nisi sot,- as rastesisht para protestes opozitare pati nje situate alarmante ne Kumanove, as moszbatimi i marreveshjes se Ohrit prej 2001 nuk ndodhi papritur kete muaj,- rajoni ka nevoje per qasje te parashikueshme drejt Be duke forcuar mesazhet se vetem sundimi i ligjit dhe vullneti politik per reforma i ben vendet tona me demokratike.

SHKARKO APP