Bregu: Integrimi në BE varet nga performanca e politikës. Monitorim më i madh për qeverinë
Kryetarja e Këshillit të Integrimit Majlinda Bregu tha se Reforma në Drejtësi është kyçe për integrimin. Deklaratën e saj, deputetja demokrate e bëri në ceremoninë e nisjes së shkollës verore evropiane në Shqipëri.
“Integrimi në BE varet nga performanca jonë. Një monitorim më i madh gjatë negociatave, do kontrollonte më mirë qeverinë. Rekomandimet e BE janë prioritet për vendin tonë. Çelja e negociatave është domosdoshmëri për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi, mundësi për të shkuar në BE. Duhen forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve që do punojnë në këtë proces. Hapja e negociatave me BE, koha e duhur tani” tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

