Bregu: Ligji i Vettingut t’i japë fund pandëshkueshmërisë në politikë
Deputetja Majlinda Bregu është e vetmja nga radhët e Partisë Demokratike që vlerëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut.
Në një kohë kur PD u shpreh zyrtarisht se Vettingu përbën rrezik, pavarësisht se sqaroi se nuk do ta kontestojë vendimin e Kushtetueses, Majlinda Bregu mban një qëndrim tjetër, duke vlerësuar ligjin me shpresën se ai do të zbatohet.
Bregu thotë se shpreson që tani pandëshkueshmëria në politikë të marrë fund.
“Me halle e mes halleve, prej sot Reforma ne Drejtesi ka shansin real te nise te zbatohet!
Meqe eshte prova me e rende qe kemi para, rendesi tani ka te nise jetesimi i saj!
Ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe standartet perendimore te zbatimit te ligjit.
Pandeshkueshmeria nuk mund te jete norme e shoqerise dhe as garancia e politikes (sic eshte sot,) te shemtuar shqiptare.
Mos paste fatin e reformes zgjedhore”, thotë Bregu.
KOHA JONË SONDAZH

