Bregu: Reforma zgjedhore qëllimisht po lihet pas dore

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nga foltorja e Kuvendit hodhi dyshime se Kodi Zgjedhor nuk do të jepë një garanci për zgjedhjet e ardhshme. Deputetja demokrate tha se reforma zgjedhore qëllimisht po lihet pas dore.

Bregu: Të gjithë e dinë se ku i pikon çatia, thotë populli. Ta shohësh se ku të pikon çatia jote mbase do dhe pak më shumë kurajo.

Shqetësimi më i madh është ajo që do të ndodhë në qershor. Problemi me zgjedhjet e qershorit. Për të mbërritur në zgjedhjet e qershorit me një garanci që ajo vota as do të vidhet, as do të ketë nejrëz që do kërcënohen, as do manipulohet ne duhet të kishim shtruar minimumi atë reformë zgjedhore të cilën e kemi nisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta tha se reforma zgjedhore tha se duhet të përfundojë brenda sesionit parlamentar. Ne kërkuam që reforma në drejtësi të bashkëlidhej  me atë zgjedhore. Pasi votuam reformën në drejtësi unë nuk besoj se duhet të linim pas dore reformën zgjedhore. Por kjo nuk mendoj se mund të jetë gjë tjetër përvecse e qëllimshme. Kam frikë se nuk i intereson as të përmirësohet kodi zgjedhor as të zbatohen ato rekomandime që ka lënë OSBE ODIHR dhe vetëm ta mbajmë këtë situatë kështu derisa të mëbrrijmë në zgjedhjet e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

A do të jepte garanci kodi zgjedhor që zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të vidhen, nuk do të manipulohen që opozita të shkonte me një garanci më shumë në zgjedhje, kam frikë se nuk do ta jepte. Megjithatë them se do ishte e domosdoshme. Koha po fluturon dhe ne nuk kemi shance ti kthehemi atyre propozimeve që të garantonin votimin elektronik.

Unë nuk pres që miratimi i këtyre rekoamndimeve ti bëjë më të përgjegjshme partitë për të mos manipuluar votat, por do të ishte një sinjal që sëbashku me dekriminalizimin, me zbatimin e atij ligji që po fundoset nga dita në ditë të jepte një garanci më shumë në opozitës për zgjedhjet e 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?