Bregu: S’ka asgjë të re në atë që tha Krichbaum, zgjedhjet e dekriminalizimi ishin kushte të padiskutueshme

Të enjten deputeti gjerman Gunther Krichbaum deklaroi se grupimi i tij politik CDU se kancelares Angela Merkel do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen 7 kushte.

Sipas tij, Shqipëria do duhet të presë deri në vjeshtën e vitit 2018 kur të publikohet raporti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Për kryetaren e kom të integrimit Majlinda Bregu, nuk ka asgjë të re në atë që tha Krichbaum, zgjedhjet e dekriminalizimi ishin kushte të padiskutueshme paracaktimit të një date për hapjen e negociatave, e cila sipas gjermanit do jetë vetëm në fund të 2018-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç atyre që nuk kuptojnë fare çfarë do të thotë procesi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian , mund të prisnin që në dhjetor të kishte një konfirmim  për datë çelje negociatash para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Për të mbërritur tek zgjedhjet ne nuk mund të shkojmë pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit.
Të gjitha këto dhe zbërthimi i 5 prioriteteve të thëna dje nuk janë asgjë më shumë se sa ajo që ishte në progres raport. Por që dëshmojnë edhe njëherë se në vendimin që do të jetë në Këshill në dhjetor ky do të jetë humori ose qëndrimi i vendeve anëtare kryesisht. Rrugë të mbarë kryeministrit në Gjermani të hënën, do ta shoh bashkë me ju në televizor
“- deklaroi Bregu.

Swiss Digital Mobile Reklama

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?