Brenda BE-ja ka një kthesë të fortë pozitive sa i përket zgjerimit

Do ti hapë portat Bashkimi Europian këtë vit? Pas Samitit të BE-Ballkani Perëndimor nuk u panë sinjale pozitive, në një kohë që politika në Maqedoninë e Veriut është e përçarë. Por një media nga Mali i Zi, “Vijesti.me”, shkruan se brenda Bashkimit Europian ka patur një kthesë të fortë sa i përket zgjerimit.

”Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si edhe Serbia do të ndjekin një tjetër rrugë për anëtarësimin në familjen Eruopiane, nga ajo që do të ndjekë Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova”. Podgorica, Beogradi, Shkupi dhe Tirana kanë perspektivën për t’u bërë anëtarë të plotë të BE-së.

Kurse për ”Ballkanin e Hapur”, thekson se është një histori dhe ide amerikane, por që nuk është kjo e metë, pasi BE dhe SHBA janë partnerë. BE-ja ka një pozicion parimor për të qëndruar pas çdo nisme që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në vlerat evropiane të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?