”Britania mos të diskriminojë shqiptarët”, mediat britanike jehonë reagimit të Ramës
”Britania mos të diskriminojë shqiptarët për të justifikuar dështimet e saj”,-është qëndrimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e emigratëve shqiptarë, i cili ka bërë jehonë në shtypin britanik.
”The Times”, shkruan se kryeministri ka dënuar retorikën kundër emigrantëve nga ana e ministres britanike Suela Braverman dhe se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me “respekt” nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje kthimi.
”The Gurdian”, thekson se Rama kërkon që shqiptarët të mos bëhen “koka turku” nga qeveria e Sunak për politikat e dështuara të imigracionit.
Rama shkruan se Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave.
Targeting Albanians (as some shamefully did when fighting for Brexit) as the cause of Britain’s crime and border problems makes for easy rhetoric but ignores hard fact. Repeating the same things and expecting different results is insane (ask Einstein!)
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2022