Budina në protestë: Policët janë droguar, Rama prodhon dhunë

Protestës së sotme për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, i është bashkuar edhe regjisori i njohur, Edmond Budina. Ai u shpreh se po proteston kundër qeverisë e cila sipas tij, është një pushtet fashist.

Budian tha se kjo është qeveri policore e cila dhunon qytetarët, ndërsa kërkon që kryeministri Edi Rama të bëjë testin e drogës.

Regjisori tha se nuk ka frikë të protestojë dhe se kërkojnë largimin e Ardi Veliut nga policia.

 “Jam protestues. Unë jam një nga halabakët. Jam halabak që proteston kundër këtij psuhteti fashist kriminal. Policia erdhi në shashka dhe mbyti njerëzit në gaz. ne jemi grup njerëzish që mbrojmë teatrin dhe ata lëshojnë tymuese, për të vrarë njerëzit, për të krijuar terror.

Ne 3 vjet e treguam më së miri me kulturë dhe dashuri dhe ata vetëm dhunën dinë. Unë protestoj për demokracinë në Shqipëri. Dhuna prodhon dhunë, Rama prodhon dhunë. Edhe Lleshaj prodhon dhunë, thotë se njerëzit janë të droguar, ta bëjë Rama i pari testin e drogës. Unë do të jem me qytetarët e Tiranës derisa këta të japin dorëheqjen. S’jam për fëmijët të dalin në rrugë, por është e drejtë e tyre, prindërit e tyre të dalin e të protestojnë kundër dhunës që prodhohet në këtë vend. Të droguar janë policët civilë. I kam parë me sytë e mi”, -theksoi Budina.

SHKARKO APP