Bujtina në Mangalem, Rama: Banesa e rrallë karakteristike që mirëpret turistë vendas e të huaj

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë Beratin ka sjellë po ashtu edhe rritjen e numrit të strukturave hoteliere e bujtinave tradicionale. Kryeministri Edi Rama ka treguar nga një prej bujtinave që ndodhet në lagjen Mangalem, e cila pret turistë vendas e të huaj.

“Në zemër të lagjes Mangalem në Berat, ndodhet Bujtina “Kodikët”, një banesë e rrallë e cila ka ruajtur karakteristikat e ndërtesave me gjysmëkat, tepër e frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, të cilët kanë gjetur aty edhe mikpritjen e ngrohtë dhe kuzhinën tipike beratase për të cilën kujdeset vetë e zonja e shtëpisë, Vasilika Gogu”, u shpreh Rama.

Berati vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve. Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti Berati u vizitua nga nga afërsisht 20 000 turistë, rreth 20% më shumë se në janar 2023. Po ashtu, numri i vizitorëve u rrit me 31% edhe në Muzeun Ikonografik Onufri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?