Bullgaria do ti japë fund vetos që pengon Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i ri bullgar premton një kthesë në lidhje me veton që pengon Maqedoninë e Veriut, por djeg edhe Shqipërinë për Integrimin në BE.

Në një intervistë të dhënë për ”Financial Times”, Kiril Petkov tha se Sofja do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën në javët e ardhshme.

Prej kohësh data e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së ka mbetur pezull, jo për shkak të vendit tonë, por mosmarrëveshjeve të Maqedonisë së Veriut me fqinjin e tyre lindor Bullgarinë, e cila pengon çeljen e negociatave.

SHKARKO APP