“Bunk’Art” i diktaturës, Hoffmann: Surprizë; Arvizu: Mos të fshihet e kaluara

 

Në një prononcim për televizionin “A1 Report”, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffmann si dhe Ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu u shprehen se bunkeri ishte një surprizë e vërtetë, nisur edhe nga hapësira dhe mënyra e ndërtimit.

 

Ambasadori Hoffman tha se shqiptarët duhet të përballen me të shkuarën, duke theksuar se hapja e dosjeve të komunizmit do t’i shërbejë shoqërisë.Bunk'art 1

 

“Ishte një surprizë ajo që pashë këtu, nuk e prisja diçka të tillë. Në mëngjesin e sotëm organizatorët më thanë se do të ishte një strukturë e madhe, por mendova do të jetë një bunker si vogël nga ata që ju keni shumë në vend. Regjimi hoxhist duket se ka harxhuar shumë energji për ndërtimin e këtij bunkeri, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në varfëri të madhe. Kjo është e para, së dyti jam shumë i impresionuar që ky bunker është i hapur tashmë dhe do të jetë i hapur për publikun. E them me bindje se kjo është pikërisht gjëja e duhur për të bërë, por jo vetëm bunkeri, por ka dhe ekzibicione artistike. Siç tha dhe kryeministri, që besoj ishte një fjalim i shkëlqyer, është shumë e rëndësishme të përballeni me të shkuarën, si një mënyrë e mirë për të ecur para”, u shpreh ai.

 

Bunk'art 4I pyetur për hapjen e dosjeve të regjimit, diplomati gjerman u shpreh se “ne në Gjermani jemi përballur me disa situata të ngjashme të vështira. Si me periudhën e regjimit katastrofik nazist, dhe më pas me regjimin e Republikës Demokratike gjermane, duke hapur dosjet e shërbimit sekret “Stasi”. Në të dyja rastet ne hapëm dosjet, dhe kur u hapën ato të periudhës komuniste të Gjermanisë Lindore, pati shumë njerëz që u shokuan, pasi mësuan se shumë nga miqtë e tyre të ngushtë ishin spiunë ose bashkëpunëtorë të regjimit. Por pavarësisht se ishte një eksperiencë pak e hidhur, është një hap i shëndetshëm. Pra mund të them që në fund ishte diçka shumë pozitive për ne. Dhe besoj se edhe te ju do të jetë diçka që do i shërbejë shoqërisë, por ky është një debat që shqiptarët duhet ta zgjidhin me njeri-tjetrin”.arvizu bunk

 

Lidhur më këtë event edhe Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu tha se “është një eksperiencë e jashtëzakonshme, mendoj se shumë shqiptarë nuk e dinë, por është një kompleks i tillë edhe në qytetin e Gjirokastrës. Poshtë Kalasë, por pak më i vogël. Besoj se të gjithë ne u habitëm me madhësinë e këtij kompleksi”.Bunk'art 3

 

Arvizu nënvizoi se “fjalimi i kryeministrit ishte i shkëlqyer, dhe mendoj se ishte një ide e shkëlqyer nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Kulturës që bashkëpunuan mes tyre. Mendoj se duhet të bëhet më shumë publicitet për këtë strehim, dhe më shumë njerëz duhet ta dinë”.

 

Duke vënë në dukje se është diçka e mirë që të ketë një muzeum për periudhën komuniste, Arvizu tha se ndoshta dhe banesa e Enver Hoxhës në Bllok, mund të jetë një muzeum.arvizu bunk1

 

“Sepse është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë më shumë për atë periudhë. Mënyra më e mirë për të kuptuar të shkuarën, është duke patur një vlerësim të qartë dhe objektiv. Jo me propagandë dhe duke fshehur të kaluarën, por duke e nxjerrë të vërtetën. Mendoj se ky është një projekt shumë i mirë, dhe kjo duhet të sjellë më shumë shtetas të huaj ta vizitojnë këtë vend. Por më e rëndësishmja mendoj se të rinjtë, studentët duhet të vijnë ta kenë me detyrim ardhjen e tyre, qoftë edhe njëherë këtu, dhe të njihen me të shkuarën”, deklaroi Ambasadori Arvizu.

 

SHKARKO APP