Bunkeri anti-bërthamor/BBC: U ndërtua për tu mbrojtur nga Bashkimi Sovjetik apo SHBA

“Një bunker i madh i fshehtë i viteve 1970, i ndërtuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri për t’i mbijetuar një bombe bërthamore, është hapur për publikun për herë të parë”, shkruan BBC.

“Në atë kohë, diktatori Enver Hoxha i donte bunkerët afër kryeqytetit të Tiranës për t’u mbrojtur kundër Bashkimit Sovjetik apo kundër sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Edi Rama iu tregoi disa ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri ndërtesën 5 katëshe nën tokë me 106 dhoma.

Gjatë regjimit të Enver Hoxhës janë ndërtuar rreth 700 mijë bunkerë para se ai të vdiste në vitin 1985. Regjimi pro-kinez në Shqipëri u rrëzua në vitin 1990”, shkruan BBC.

Në vijim citohet Kryeministri Edi Rama që deklaroi se “kemi hapur një thesar të kujtesës kolektive, i cili prezanton mijëra copëza nga ngjarjet e trishtuara dhe jetën nën komunizëm”.

"Bunkeri u hap për publikun para festive kombetarë dhe qeveria ka në plan ta përdorë atë si një atraksion turistik dhe ekspozitë për artistët", raporton BBC.

SHKARKO APP