Burime nga Prokuroria: Po verifikojmë rolin e Tahirit në përgjime

Burime nga Prokuroria e Tiranës  bëjnë të ditur se po verifikohet dhe roli i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në çështjen e përgjimeve, raporton Ora News.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Haki Çako është pezulluar nga detyra, ndërsa për dy zyrtarë të tjerë është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas prokurorisë, Haki Çako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pajisje përgjime, e cila sipas hetimeve të njësisë task-forcë ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”.  Ai akuzohet  se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu dhe për Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale,  eshte marre masa e sigurise “arrest shtepie”.  Ai akuzohet ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?