Burimet, Apeli do t’i jap emrin dhe vulën e PD, Sali Berishës

Ish-kryeministri demokrat Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, ai flet nga dritarja e shtëpisë së tij çdo natë, kur mund të fliste në çdo podium në rrethet e vendit.

Ndonëse Berisha thotë se nuk vuri veton për Lulzim Bashën për kryetar të PD në vitin 2013, asnjeri nuk e beson këtë, pasi ishin Sokol Olldashi apo Jozefina Topalli dy figura emblematike që mund ta zëvëndësonin.

Ndërkohë Berishën e preu në besë Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse fjala “prerje në besë” ka kuptim si shprehje ajo shkon te Basha që ia punoi pas shpine Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me ndihmën e pushtetit dhe disa ndërkombëtarëve i morën vulën, siglën dhe gjithçka juridike për ta regjistruar PD në KQZ.

E lodhën me stërkembësha, por duket se gjykata e lartë vendosi që çështja të kalojë në apel me një tjetër trup gjykues e që pritet së shpejti të jepet vendimi që e pret mbarë opozita, që Berisha është kryetar i PD.

Burime të mirëbesuara tregojnë se gjykata e Apelit do të dalë me vendim proBerishës, duke ia marrë vulën dhe gjithçka tjetër grupit të Bashës.

Natyrisht që Berisha e ka shumë të vështirë të rrëzoje kryeministrin Rama, por së paku kthehet një e drejtë e mohuar.

PD është Berisha!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?