Burri ekzekuton gruan dhe më pas vret veten, policia gjen trupat disa ditë pas krimit
Një krim në familje ka tronditur banorët e Shkodrës. Mësohet se burri ka ekzekutuar gruan dhe më pas ka qëlluar mbi veten. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Ahmet Haxhia” të Shkodrës. Viktima janë të moshuarit Fadil dhe Sanije Bandulla, përkatësisht të moshës 79-vjeç dhe 83-vjeçe.
“Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten”, njofton policia.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.