Bushati: E keni të kotë, negociatat do t’i hapim. Do të nxjerr dokumentet, mbështete Serbinë
Në përgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se kjo qeveri do t’i hapë negociatat me Bashkimin Europian. Nga foltorja e Kuvendit, ministri Bushati tha se opozita shqiptare është e vetmja në botë që mendon se mund të fitojë me humbje.
“Jeni e vetmja opozitë që zyrtarisht keni kërkuar të mos hapen negociatat. Keni bërë një gabim të madh zotërinj. E keni të kotë. Duhet të ulemi së bashku dhe të implementojmë ligjin e vettingut”- deklaroi ministri Bushati.
“Do të kisha preferuar që goditjet që i ka poshtë brezit për secilin prej nesh të mos i transferojë në çështje që kanë të bëjnë me shtetin. Mor zotëri a do ti nxjerrim nga retorika dhe diskursi jonë partnerët e huaj apo jo. Sot fol për raportin dhe ki kurajën që siç godet poshtë brezit thuaj nuk jam dakord me raportin e KE. Krahaso rekomandimin për Malin e Zi dhe Serbinë, nëse ka një dallim, do të jem unë i pari që do kërkoj mbështetjen tuaj.”- u shpreh Bushati.
Ministri i Jashtëm, iu drejtua Berishës me fjalët: A do ti nxjerr dokumentet se si ke mbëshetur Serbinë. A do ti nxjerr ? -iu drejtua disa herë Berishës. Sipas Bushatit, Qeveria Berisha lejoi Serbinë të marrë kryesinë e OSBE pa asnjë kusht.
“Hajde fol këtu për hapjen e negociatave lëri pallavrat se ti kërkon të bëhesh “star” i mediave në rajon, vijoi më tej Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

