Bushati: E papranueshme deklarata e Lavrovit
Në Shqipëri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i konsideroi sot “ta papranueshme” deklarat e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas të cilit Shqipëria dhe Bullgari kanë synime për të ndarë Maqedoninë. “Ne jemi fqnj të mirë, që duam stabilitet demokratik atje, duam një Maqedoni multietnike dhe një Maqedoni që të jetë sa më shpejt në Nato dhe BE në përputhje me standartet që kanë këto dy organizata”, deklaroi zoti Bushati gjatë një fjale në parlament.
Deklaratat e ministrit rus Lavrov u dënuan sot edhe nga ministri i Jashtëm bullgar Daniel Mitov, i cili duke kujtuar se vendi i tij ishte i pari që ka njohur pavarësinë e Maqedonsë ritheksoi se “integriteti I saj mbetet thelbësor për stabilitetin në Eruopën juglindore.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama duke komentuar “zhvillimet tragjike në Kumanovë” deklaroi se “të gjithë dëshirojnë një Maqedoni të qëndrueshme dhe demokratike që të jete pjesë e Natos, por që s’mund të bëjë pjesë e saj, pa garantuar në frymë dhe në gërmë, vlerat dhe parimet e Aleancës”, nënvizoi zoti Rama duke paralajmëruar “se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejta e njeriut të përkojnë në frymë dhe në gërmë, me aspiratën e shpallur të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s”.