Bushati: Gjermania, rol aktiv për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal

Bushati vlerësoi vizitën e Roth dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë takimit u shpreh edhe vullneti i përbashkët për intensifikimin e dialogut politik, bashkëpunimin për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me fokus zbatimin e kuadrit ligjor ekzistues, përmbushjen e reformave dhe kritereve që do të çojnë vendin drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Duke sjellë në vëmendje kompleksitetin e procesit të zgjerimit, Roth vlerësoi progresin e bërë nga qeveria në fushën e reformave, duke nënvizuar reformat kyçe dhe hapat e mëtejshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u bisedua dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan, ku ministri Roth vlerësoi rolin stabilizues dhe aktiv të Shqipërisë për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, si dhe, në këtë kontekst, vizitën e Kryeministrit Rama në Serbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Duke e cilësuar BE-në si një komunitet vlerash, rëndësia e të cilave bëhet edhe më e rëndësishme sot në kuadrin e sfidave me të cilat përballet Evropa dhe më gjerë, ministri Roth shprehu vlerësim për qëndrimet e Shqipërisë në politikën e jashtme, si një vend kandidat i BE-së, në përputhje me parimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-se.

Nga ana e tij, ministri Bushati vlerësoi vëmendjen, angazhimin dhe rolin aktiv të Gjermanisë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndikimin në procesin e zgjerimit, parë kjo dhe në kontekstin gjeopolitik.

Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për prezencën e ministrit Roth si i ftuar i veçantë në aktivitetin e organizuar në MPJ, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit,  simbolikë e cila shënjoi të ardhmen jo vetëm të Gjermanisë, por dhe të gjithë Evropës. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?