Bushati: Karta SHBA-Adriatike, të anëtarësohet dhe Kosova

Në vijim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, u zhvillua takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike.

Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës SHBA-Adriatike, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe të dy vendeve vëzhguese të saj, Kosovës e Serbisë.

Në fokus të diskutimeve ishin situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5 në funksion të integrimit euro-atlantik të BP, diskutimi mbi rrugët e nxitjes së bashkëpunimit dhe rëndësia e zgjerimit të Kartës në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vlerësoi lart punën e kryesisë kroate të Kartës së Adriatikut, duke iu referuar sfidave aktuale për sigurinë evropiane dhe rajonale. Ai gjithashtu u ndal tek kontributi i Shqipërisë në përballimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër, ai vuri theksin në domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në funksion të përballimit eficent të sfidave të sigurisë, jo vetëm për rajonin  tonë, por edhe më gjerë.

Ministri Bushati vlerësoi kontributet e vendeve pjesëmarrëse, si në operacionet e drejtuara nga NATO, veçanërisht në Afganistan, ashtu edhe në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Njëkohësisht, Ministri Bushati evidentoi rolin e Kosovës në stabilitetin e paqen në rajon dhe theksoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të saj në Kartë, si hap i nevojshëm në funksion të integrimit të plotë euro-atlantik të rajonit tonë, konsolidimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Në takimin e zhvilluar mes Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Komisionerit Hahn dhe Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së, Goran Svilanovic, diskutimet u fokusuan në avancimin e proceseve integruese në rajon, në vazhdën e Procesit të Berlinit.

Të pranishmit u ndalën gjatë në ndërlidhshmërinë mes vendeve të rajonit, kryesisht në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati i njohu të pranishmit me ecurinë e krijimit të  zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor, si një shenjë e qartë e vullnetit politik dhe vizionit të ri për rajonin, por edhe nevojës për mobilitet e shkëmbime mes të rinjve.  Ai vuri në dukje rolin e iniciativave të tilla  si “instrumente që gjenerojnë dhe përshpejtojnë bashkëpunimin rajonal”.

Në takim u diskutua mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit në rajon, nivelin e bashkëpunimit e të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si elemente me rëndësi thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të Evropës Juglindore, bashkëpunimit ekonomik dhe qeverisjes së mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?