Bushati në Paris: Do donim që zgjerimi i BE të ishte më i shpejtë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili po merr pjesë në Samitin e Parisit ka vlerësuar vëmendjen që i Bashkimi Europian dhe Franca i kushton vendeve të Ballkanit Perëndimor pavarësisht zhvillimeve të fundit në Union.

Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se gjithsesi do të dëshironte që zgjerimi i BE-së të ishte me ritme më të shpejta.

Bushati: Organizimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris për të tretin vit radhazi në kushtet kur Europa po përballet me pasojat e brexit është një lajm i mirë në vetëvete sepse dëshmon që angazhimet e BE përkundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten të pandryshuara. Ndonëse të gjithë do të dëshironim që politika e zgjerimit të ecte me ritme më të shpejta dhe më cilësore për të përfunduar një orë e më parë proçesin e shtendërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik të vendeve të Europës adriatike apo vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?