Bushati për CNN: Vendet e rajonit të bëhen pjesë e koalicionit kundër ISIS
“Në Shqipëri kemi një bashkëpunim dhe një bashkëjetese në paqe mes të krishterëve dhe myslimaneve. Të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e këtij koalicioni, duhet luftuar edhe në vendet e origjinës ku rekrutohen luftëtarët:”- tha Bushati.
Më tej Bushati foli edhe për mbështetjen konkrete të dhënë ndaj Iraku për të luftuar ISIS, duke u theksuar se kjo mbështetje ka ardhur si një vend anëtar i NATO-s dhe në bashkëpunim me SHBA.
“E kemi mbështetur IRAKUN me armatime edhe si një vend anëtar i NATO-s dhe në bashkëpunim me SHBA. Ky bashkëpunim edhe me agjencitë e inteligjencës ka qenë një test që të kontribuojmë në lidhje me këtë çështje globale.”- theksoi Bushati.