Bushati: Reforma është më e rëndësishme se Qeveria me LSI

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh i bindur për miratimin e reformës në drejtësi, edhe pse ai  ia faturoi këtë ngërç kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Me Bashën është vështirë të biesh dakord” tha Bushati.

“Rrini të qetë, reforma do të miratohet sot”, iu përgjigj ai pyetjes së mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pyetjes se më rast se nuk miratohet me konsensus reforma, nesër nuk mund të ketë një qeveri PS-LSI, ai iu përgjigj duke thënë se “kjo është një çështje më pak e rëndësishme sesa reforma”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë kanë rënë dakord që reforma ka të bëjë me fatin e vendit. Ndërsa çështje e numrave dhe besuaeshmëria në një koalicion zgjidhjet me çështje kushtetuese.

Do të preferoja që paketa e ndryshime kushtetuese të kishte një mbështetje. Me zotin Basha është vështirë të biesh dakord, sepse sot është ditë sië e shohim unë dhe ti, por nëse pyesim Bashën mund ta bëjë ditën natë dhe natën ditë”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?