Bushati: Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, akt i paprecedentë
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dënoi sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës mbrëmjen e së mërkurës.
“Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës është sulm kundër demokracisë, stabilitetit, institucioneve legjitime dhe rrugës së mundimshme europiane drejt ndërtimit të një shoqërie që bazohet tek sundimi i së drejtës! Akt i paprecedent që kërkon përgjigje shembullore nga institucionet e shtetit të së drejtës!”, shkruan Bushati në rrjetin social ‘facebook’.
Godina e Kuvendit të Kosovës është sulmuar me predha antitank të mërkurën rreth orës 23:00.
KOHA JONË SONDAZH

