Bushati sulmon Ramën: Njerëzit janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën një regjim

Analisti Andi Bushati i ka “legjitemuar” grumbullimet e qytetarëve në takimet me Lulzim Bashën, të cilat bëhen në shkelje të protokollit anti-Covid.

I ftuar në emisionin Open analisti deklaroi se njerëzit dalin se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus.

“Kur njerëzit u grumbulluan në qendra tregtare Rama, jo që nuk shkruajti në fb, por as oligarkëve nuk i vuri njeri t’i vinte gjobë. Në kulm të pandemisë tek teatri provokuan gjithë atë sherr e aty është sheshi asgjë nuk kanë bërë. Pavarësisht hipokrizisë, ka  një gjë interesante tek statusi i Ramës, kur thotë për mollaqet e Lulit e mustaqet e Saliut. Ore a ka njeri që të sakrifikojë jetën për ta? Ata dalin në rrugë se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus. Prandaj është ashtu fushata e tij që ka dy ditë që kritikon. Sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës”-, tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?