Bushati takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO

 

Ministri Bushati e uroi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për detyrën e sapo marrë në krye të Aleancës Atlantike dhe shprehu besimin e plotë, të tij dhe të qeverisë shqiptare, se z. Stoltenberg do të kontribuojë në mënyrë të qenësishme në realizimin e vendimeve të rëndësishme të Samitit të Uellsit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s trajtuan tematikën e rëndësishme të kërcënimeve dhe sfidave të reja ndaj sigurisë Euroatlantike, si nga lindja ashtu dhe nga jugu, duke vlerësuar lart kohezionin dhe unitetin e vendeve aleate të dëshmuar në Samitin e Uellsit. Në këtë kontekst, Ministri Bushati dhe z. Stoltenberg vlerësuan rëndësinë specifike të forcimit të mëtejshëm të lidhjes transatlantike si dhe të intensifikimit të bashkëpunimit të NATO-s me partnerët e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Ata trajtuan gjithashtu edhe specifikën e vazhdimësisë së pranisë së NATO-s në Afganistan me përfundimin e këtij viti, nëpërmjet misionit të ri të udhëhequr nga NATO, Resolute Support, që do të ndihmojë në vazhdimësi autoritetet e Afganistanit për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në vend.

 

Një vend të veçantë në takim zuri trajtimi i aspekteve të ndryshme të ecurisë së rajonit tonë drejt integrimit Euroatlantik, ku u trajtua politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal veçanërisht në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. Ministri Bushati, duke vlerësuar lart rolin dhe praninë e KFOR-it në Kosovë, përsëriti qëndrimin e Shqipërisë për domosdoshmërinë që NATO të ketë marrëdhënie institucionale me Kosovën.

 

Ministri Bushati e ftoi gjithashtu Sekretarin e ri të Përgjithshëm që të vizitojë Shqipërinë në përputhje me agjendën e tij të punës.

 

Në mbyllje të vizitës në Bruksel Ministri Bushati zhvilloi takime edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar Evropian për Punët e Jashtme, Elmar Brok, me kreun e delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë Monica Luisa Macovei, me  Raporterin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe me eurodeputetin Eduard Kukan.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?