Bushati: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në rajon

Në fokus të këtij Ministerali janë kryesisht zhvillimet më të fundit në Ukrainë, rolit i OSBE-së në çtensionimin e gjendjes atje si dhe situata e sigurisë në Evropë.

OSBE-ja, si një forum gjithëpërfshirës i sigurisë, u mundësoi përfaqësueseve të nivelit të lartë të shkëmbejnë ide për të përforcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve përballë sfidave të reja që prekin dhe cenojnë sigurinë evropiane dhe më gjerë.

Gjatë Ministerialit u evidentua roli që OSBE-ja dhe institucionet të saj të monitorimit luajnë në Evropë në respektimin, konsolidimin e të drejtave të barabarta të të gjithë shtetasve pavarësisht vendit ku jetojnë si garanci e sigurisë së përbashkët. Gjatë fjalës së tij, në Ministerial Ministri Bushati u ndal në rolin që duhet te luajë OSBE-ja në respektimin dhe nxitjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në rajon, si dhe në afrimin e Kosovës me organizatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh se “ne besojmë fuqimisht se Kosova duhet të ketë vendin e saj në OSBE, si pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të saj në organizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë, pasi kjo do të rriste efikasitetin e vet Misionit të OSBE-së në Kosovë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?