Bushati-Venizellos: Zgjidhja e toponimeve, dëshmi për të ecur përpara

Të dy ministrat vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe si dhe shprehën vlerësimin për gjetjen e zgjidhjes së toponimeve si një dëshmi konkrete e vullnetit për të ecur përpara dhe si një çështje me impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Ata shprehën kënaqësinë për riaktivizimin e komisioneve dypalëshe si mekanizma reale për te zgjidhur çështjet me të cilat përballen qytetarët dhe si katalizatorë të cilët i shërbejnë ndërtimit të besimit reciprok mes palëve.

Bushati e Venizellos shprehën rëndësinë që kanë trajtimi i të gjitha çështjeve në kuadër të realiteteve të reja në përputhje me frymën e fqinjësisë së mirë dhe përkatësisë evropiane të të dy vendeve njëherësh anëtare të NATO-s.

Ministri Bushati shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese. 

SHKARKO APP