Bushati: Zbatimi i Vettingut hap bisedimet për anëtarësim në BE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me drejtoren e informacionit të Ora News, Ilva Tare, tha se zbatimi i ligjit të “Vettingut”, reforma në drejtësi vendoset nën shinat e detyrimeve të Bashkimit Evropian. Sipas tij, zbatimi i kësaj reforme hap kapitujt 23 dhe 24, me të cilat Shqipëria ulet në tavolinën e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit. Megjithatë, ministri tha se ky proces është një rrugë e gjatë.

Tare: Si e priti qeveria rekomandimin e kushtëzuar për hapjen e negociatave?

Bushati: Mendoj se duhet t’i qëndrojmë besnik asaj çka përcaktohet në rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Nuk do të preferoja të flisja për kushtëzim në kuptimin klasik të fjalës, por për një fjalë që praktikisht shoqëron rekomandimin e Komisionit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qoftë se flasim për zbatimin e reformës në drejtësi, kjo është një çështje e rëndësishme për qeverinë shqiptare, popullin shqiptar. Siç e keni vënë re gjatë kësaj periudhe kjo është një çështje parësore dhe gëzon mbështetje të mbi 90% të qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne besojmë se duke e vendosur procesin e zbatimit të saktë të reformës në drejtësi, dhe procesin delikat të Vettingut, që do të jetë një proces shumë i imët që do të kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, ne besojmë se e vendosim procesin e zbatimit të reformës në drejtësi nën shinat e detyrimeve që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24 të BE, që janë kapitujt kryesor që vendi do të ulet në procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Nuk është e lehtë rruga nga rekomandimi tek vendimmarrja, aq më tepër kur dihet dhe njihet realiteti sot në Evropë. Do të ketë një seri zgjedhjesh të rëndësishme në disa prej kryeqyteteve kryesore të BE-së. Sikundër është krejt legjitime që vendet anëtares presin zbatimin e reformës në drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?