“Business Traveller”, artikull për Shqipërinë, Kryeministri: Përshkruan shkëlqimin e turizmit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook artikullin e revistës “Business Traveller”, lidhur me Shqipërinë, e cila e krahason vendin tonë me “Maldivet e Europës”. Shqipëria ka parë një rritje të lartë të numrit të turistëve që zgjodhën të pushojnë dhe vizitojnë vendin, dhe kjo është vënë re edhe nga statistikat e publikuara së fundmi.
“Revista “Business Traveller” përshkruan Shqipërinë nën shkëlqimin e turizmit, me bregdet mahnitës, vende magjepsëse të trashëgimisë së UNESCO-s e kulinari të pasur ndërsa rritja e treguesve turistikë që pas vitit 2019, e ka kthyer Tiranën në një kryeqytet të bukur me një gamë të plotë të markave ndërkombëtare të hotelerisë që i shërbejnë industrisë së konferencave, eventeve e takimeve”, shkruan Rama.