Buxheti i Shëndetësisë, Rama: Ndërprerja e specializimeve për 4 vite krijoi hendek
Kryeministri Edi Rama gjatë shpjegimit të buxhetit të vitit 2022 për Shëndetësinë, tregoi ndër të tjera se nuk e ka kuptuar kurrë ndërprerjen e specializimeve për 4 vite, në kohën kur qeveriste opozita.
”Sot kushtet profesionale për mjekët dhe infermierët janë shumë më dinjitoze dhe krijojnë një bazë më solide për të marrë vendimet e duhura, apo kur mendon që sistemi i rimbursimit deri para disa viteve linte jashtë komplet afro 600 mijë njerëz të pasiguruar për shkak mundësisë dhe sot nuk ka asnjë jashtë.
Kur mendon që volumi financiar i rimbursimeve është më shumë sesa dyfishuar, pothuaj trefishuar dhe mbulon çdokënd, ndërkohë që deri dje, ju e dini mirë se çfarë vuanin spitalet edhe më kryesore në aspektin e vetë medikamenteve që i duheshin spitaleve.
Për të mos folur për atë që për mua mbetet një nga gjërat më të pashpjegueshme të historisë së gjithë këtyre viteve dhe me këdo që jam munduar ta gjej një opinion me një farë shpjegimi nuk e kam gjetur dot nga gjithë mjekët që kam folur, ndërprerjen e specializimeve”.