Buxheti për biznesin e vogël, Rama: Janë 110 mijë dhe kemi taksë zero mbi fitimin
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, këtë tët hënë po prezantojnë paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël. Ministrja tha se ka ka një fond prej 250 mln lekë fond për start up-ve, e teksa theksoi se ka 7 programe puënësim, e ndërsa shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim.
Rama u shpreh nuk do taksohen ato biznese deri në 100 milionë lekë xhiro. Rama theksoi se bizneset e vogla ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10 për qind, ndërsa sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero.
Rama theksoi se edhe pse ishin 60 mijë, gjatë periudhës 2006-2013 kanë paguar 19 miliardë lekë tatime bizneset e vogla, ndërsa nga 2014 në vitin 2021 duke qenë 110 mijë biznese, kanë paguar vetëm 5.7 miliardë tatime, pra tre herë më pak.
”Bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10 për qind, sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero. Kjo vlen edhe për t’ju thënë të gjithë atyre që flasin për mbyllje, falimentime, shkatërrime, dhe në radhë të parë të atyre që bien pre e kësaj propagande se në terrenin e fakteve dhe shifrave, biznesi i vogël është forca më e përkrahur dhe më e mbështetur nga qeveritë tona.
Edhe pse ishin 60 mijë, gjatë periudhës 2006-2013 kanë paguar 19 miliardë lekë tatime. Nga 2014 në 2021 duke qenë 110 mijë kanë paguar vetëm 5.7 miliardë tatime, pra tre herë më pak. Diferenca nuk ka ikur në lumë, diferenca ka hyrë në familjet e këtyre sipërmarrësve të vegjël, bëhet fjalë për një diferencë jo të vogël, por për një diferencë 133 milionë dollarë.
Janë 2400 biznese të vogla më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. 67% e tyre janë me certifikatë elektronike, dhe 30 për qind e bizneseve të vogla që lëshojnë faturë fiskale”.