Buxheti për Bujqësinë, Rama: Fermerët në protestë të keqinformuar. Hoqëm rimbursimin 6 %
Këtë të diel, kryeministri Edi Rama po prezanton buxhetin e Bujqësisë për 2022. Rama ka folur për protestat e fermerëve duke thënë se kanë hequr rimbursimin 6% dhe i kërkoi që të kuptojnë tregun. Në fjalën e tij, Rama theksoi se “është e pakonceptueshme që të dalësh në rrugë dhe të kërkosh në qiell të të shitet prodhimi”, duke thënë se grumbulluesit e përpunuesit duhet të kuptojnë tregun. Ndërsa atyre që bëjnë komente në Facebook se bujqësia ka marrë fund, Rama i thotë “Jeni out. Mjafton të shihni faktet. Të shihni eksportet bujqësore”.
Pjesë nga fjala
Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Ne vendosëm të heqim rimbursimin e 6 % dhe çfarë do të bëhet me këto para?
Në fakt është hedhur një hap përpara dhe përmes kapacitete logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë te fermeri në raport me prodhimin e grumbulluar dhe shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste dhe mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërish ka shkuar te fermeri.
Në këtë fazë, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverise dhe duke qenë se sot grumbulluesit janë një forcë e re në treg, unë besoj se dhe grumbulluesit do e mirëkuptojë këtë që po them, ne nuk jemi kundër tyre, madje i kemi mbështetur, por ama paratë të shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve.
Një sektor që gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld dollarë, sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln? 9 mln ia shtojmë bujqësisë për të rritur produktivitetin. 9 milion dollar të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend të shpenzohet në sistem të pa qartë rimbursimi ku pjesa më e madhe kontrollohet nga grumbulluesit, kjo tani të shkojë për produktivitetin, por duke ju dhënë buxhetit.
Sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet se brendshmi sektori dhe me tregtues dhe grumbullues, aq më e vështirë bëhet që të mbijetosh i vetëm. Të maksimizojmë fondet që janë në dispozicion të bujqësisë dhe në mbështetje të atyre modeleve që rrisin produktivitetin.