Buzhala i përgjigjet djalit të Enver Hoxhës: Je pleh njeri

Ai ka reaguar në mënyrë të ashpër pas intervistës së Ilir Hoxhës, reagim që në shtypin e Tiranës ka munguar.

"Baba yt, Ilir, ka qenë njëra prej kafshëve më të egra të truallit europian përgjatë shekullit të 20-të.

Për nga lavdia në brutalitet, mizori dhe mungesë totale të humanizmit, baba yt mundet me u krahasu me: Adolf Hitlerin, Stalinin, Sllobodan Millosheviçin. Tjetër është që baba yt nuk ka pasë mundësi, e as fuqi, e shyqyr që nuk ka pasë, sa të sipërapostrofuarit, sepse jam i bindur që bota do të lemerisej. Ilir, nëse të ka marrë malli për metodologjinë e babës tand, duku pak deri në Kore të Veriut.

Unë çdo ditë befasohem me tolerancën e shqiptarëve karshi kësaj krekosjeje kriminale të pasardhësit të një krimineli monstruoz. Kurrë nuk do të kërkoja që Iliri të ndëshkohet për krimet e të atit, por sigurisht se do të kërkoja që të ishte vepër e dënueshme me ligj, çdokush që guxon t'i thurë lavde regjimit absurd hoxhjan. Nëse krimet e Millosheviçit i "kuptojmë", sepse kryesisht, ose në pjesën më të madhe, janë kryer mbi etni tjera, këtë të Enver Hoxhës as në këtë drejtim s'mundesh me e kuptu.

Qysh është e mundur, që pas gjithë atyre librave, shkrimeve, rrëfimeve, të ngjashme me ato mbi Holocaust-in, prapë të dalë faqe botës Iliri e të flasë për "vepra". Phu bre pleh bre njeri. Mjafton vepra monumentale e at Zef Pllumbit, për krimet e babës tënd, që ti mos me e hapë kurrë gojën, perveç kur han bukë ose pin ujë.

Toleranca e shqiptarëve përballë këtyre deklaratave është në vetëvete një lloj mazohizmi kombëtar”, shkruan Buzhala.

SHKARKO APP