Bylykbashi ashpërson qëndrimin: Reformës elektorale i futën plumbin ballit

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi sqaroi sot arsyet pse opozita u largua nga mbledhja dhe akuzoi Partinë Socialiste se i po e vret reformën zgjedhore duke mos pranuar votimin dhe numërimin elektronik. “PS po i fut plumbin ballit reformës zgjedhore”,- tha ai.

Ndërsa ende nuk dimë cili do jetë qëndrimi zyrtar i PD-së në zgjedhje nëse nuk pranohet propozimi i tyre, Bylykbashi ashpërsoi sot qendrimin dhe akuzoi PS se po i vë “veto” reformës.

“Nëpërmjet identifikimit elektronik zgjedhësit votojnë vetë, askush nuk voton për ta, nuk ka votim në emër të të tretëve. Me votim elektronik komisionerët nuk kanë në dorë procesin e votimit, qytetari hyn dhe voton. Nuk ka nevojë për kartë identiteti, nuk ia blen dot njeri kartën e identitetit, duke i mohuar të drejtën e votës. Ai shkon dhe identifikohet me shenjën e gishtit. Me votimin elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve për të lejuar votim të shumëfishtë. Militantët partiakë do zhduken. Këto janë arsyet pse propozimi ynë për votim elektronik dhe numërim elektronik me rezultat të menjëhershëm është thelbi i reformës”,- sqaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me veton e sotme ishte momenti kur PS ‘vrau’ reformën zgjedhore, pa këtë çështje nuk mund të këtë reformë. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?