Bylykbashi: Ja si i koncepton PS termat “kriminalizim” dhe “dekriminalizim”

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka zgjedhur të ironizojë konceptimin e socialistëve të termave “kriminalizim” dhe “dekriminalizim”.

Përmes një komenti të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi ironizon sjelljen e mazhorancës ndaj kriminalizimit të parlamentit dhe administratës duke i mbushur me kriminelë, dhe për dekriminalizimin, që për socialistët do të thotë nxjerrje nga burgu të kriminelëve me amnisti apo me punësim në administratë.

Komenti i Bylykbashit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriminalizim

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas PD: Dënim i kriminelëve me burg.‎

Sipas PS: ‎Mbushje e Parlamentit, bashkive dhe administratës me kriminelë.

Dekriminalizim

Sipas PD: Nxjerrje e kriminelëve nga parlamenti.

Sipas PS: Nxjerrje e kriminelëve nga burgu me amnisti apo garanci punësimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?