Bylykbashi: Rama bleu votat në çdo qendër votimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaron në një dalje para medias se humbja e kandidatit Sherefedin Shehu në garën për Bashkinë e Dibrës erdhi për shkak të blerjes së votave nga e majta.

“Në Dibër u ble vota, vëllezërit e Muharem Ramës janë kapur me figurë e zë duke kryer krimin elektoral”, tha Bylykbashi.

“Grupi i strukturuar kriminal ka shpërndarë miliona për blerjen e votave për çdo qendër votimi. Mbi bazën e parave të hedhura prej tyre, e dinin me sakrësi se sa vota do të merrnin. Kjo është arsyeja pse nuk bënë fushatë dhe kandidati i mazhorancë shmangu çdo debat me kandidatin tonë. Ata nuk kishin platformë elektorale, ndaj kishin vendosur blerjen e votës me paratë e drogës”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?