Bylykbashi: Rama kërkon një divan me 8 “vende të rezervuara”
Një ditë pas tensioneve për letrën e Ambasadorin Lu, nënkryetari i komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi në mëngjesin e sotëm ka deklaruar se kryeministri Rama pranon formulën e “vendeve të rezervuara”, por nuk pranon që të jetë baraz me PD. Në një postim në rrjetin social facebook, Bylykbashi shkruan se Rama kërkon të marrë 8 komisionarë të Vetingut dhe ti lërë opozitës 4.
Sipas tij, PD propozon që 12 komisionerët e vetingut, të zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistësh. E ndërsa për sa i përket formulës së “Votës së Vetme të Trafikueshme”, që sipas opozitës është një këmbëngulje e Kryeministri, Bylybashki shtoi se: Bën që kryeministri të marrë me siguri matematikore 8 komisionerë që do shkarkojnë gjyqtarët dhe t’i mbajë për 9 vjet. Pas kësaj këta komisionerë ikin në shtëpi, pra do të punojnë vetëm një herë dhe vetëm për Ramën”, ka deklaruar deputeti i PD-së.
Më tej ai shkruan se: “Pra Kryeministri është shumë dakord me PD; duhet formula e vendeve te rezervuara. Por ama, si mund te jete ai baraz me PD?! Kurrë! Kryeministrit i duhet nje divan me 8 “vende te rezervuara” qe te shtrihet sa gjate gjere dhe te mbaje edhe telekomanden siper barkut qe ta komandoje drejtesine sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetem nargjileja i mungon. Si e thoshte Brezhnjevi? Ajo qe eshte e imja eshte e imja, ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme. Pra 6 vendet e rezervuara te Kryeministrit nuk diskutohen, por hajde te negociojme ato te opozites dhe mos t’i leme 6 por vetem 4. Madje edhe 4 shume jane por hajt, s’po e teprojme! Keshtu po qe eshte reforme euroatlantike”.
Me ironi, deputeti opozitar ka theksuar se duhet t’ia rezervojmë Kryeministrit divanin me 8 vende dhe kompromisi u krye. “Se mos thoni qe kur kryeministri kontrollon shumicen e komisionereve te vetingut politizohet gjyqesori, ore?! Rreziku vjen vetem dhe vetem nga 4 vendet e opozites dhe kete mediat e Kryeministrit t’ia ngulin mire ne koke shqiptareve dhe te huajve”,- shtoi ai.
Në fund, Bylykbashi është shprehur se: “Kompromis ka por duhen profesioniste për ta kuptuar”.
KOHA JONË SONDAZH

