Bylykbashi: Reforma Zgjedhore, viktima e radhës, PD pro zgjedhje të lira

Pas reformës në drejtësi, do të jetë reforma zgjedhore ajo që do të përplasë palët politike dhe do të hapë një debat të gjerë për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, njëherësh bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, thekson se numërimi dhe votimi elektronik është i domosdoshëm për këtë dhe Parlamenti duhet t’i hapë rrugë në shtator.

Demokratët kërkojnë që zgjedhjet e 2017-ës të jenë një ndryshim historik dhe në pikëpamjen e standardeve më të larta zgjedhore. Ai e ka cilësuar reformën zgjedhore si viktimën e radhës pas reformës në drejtësi. “Reforma zgjedhore është viktima më e madhe e keqpërdorimit politik të reformës në drejtësi nga kryeministri Rama. Çfarë po rrezikohet ndërsa muajt kalojnë është votimi biometrik dhe numërimi elektronik më zgjedhjet e 2017-ës. Por nëse Parlamenti e merr seriozisht në fillim të shtatorit demokratët ende shpresojnë”, tha Bylykbashi.

Ai tha se në shtator duhet të miratohet reforma zgjedhore.“E domosdoshme që herët në shtator Parlamenti të miratonte kornizën ligjore në Kodin Zgjedhor që t’i hapte rrugën eksplorimit teknik të një procesi të votimit dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve. Mbetet për detyrë për institucionet shtetërore që më me shumë kohë se herën që shkoi të jenë në gjendje të eksplorojnë zgjidhjet më të mira teknike të vendosin nëse mund të ecet më tej për implementim të plotë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bylykbashi theksoi se reforma do të sheshojë problematikat që dolën nga zgjedhjet e 2015. “Është i pamjaftueshëm një projekt pilot me gjithë vlerën që ka për të ardhmen, i pamjaftueshëm sepse nuk bëhet fjalë se çfarë duhet të ndryshojmë në të ardhmen. Duhet gjetur një “Game Changer” që do të bëjë të pamundurën që fenomene si blerja apo marrja e kartës së identitetit, e cila po kthehet në vrasës të së drejtës së votës sepse pengohet të shkojë në qendër të votimit, votimi fiktiv i emigrantëve pa importimi nga një zonë në tjetrën, apo zgjatja e numërimit qëllimshëm të parregullt nuk zgjidhen më me nene të reja në ligj, frymë të mirë apo vullnet”, tha Bylykbashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?