Bylykbashi: Roshi është dënuar për përdhunim, duhet të lejë detyrën. Reagon avokati: Eshtë i pafajshëm
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në studion e emisionit Opinion, në lidhje me dënimin e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ka kryer një vepër të rëndë kriminale dhe është dënuar për këtë.
Bylykbashi tha se kjo çështje është kaq e thjeshtë, ligjit vetëm kjo gjë i mjafton. Sipas tij, në momentin që kalon tek ky nivel, përjashtohesh përjetë.
Ai tha se një vepër e tillë penale, pra dënimi i Gjykatës italiane për përdhunim në grup të një minoreneje.
Deputeti i PD-së, deklaroi se Roshi e fshehu ngjarjen, edhe pse ai pretendon se nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarje.
“Roshi është arrestuar për një vepër penale të tillë dhe më pas është proceduar në mungesë eventualisht. Por është dënuar. Ai ka dije për këtë dhe e deklaron, njeriu e mban mend faktin se ka qenë i arrestuar dhe kaq gjë njeriu e mban mend se nuk i ndodh përditë. Ndoshta zotërisë i ndodh aq shpesh sa që memoria i është zënë me të gjitha këto fakte, gjëja më normale në këto raste është jepet dorëheqja”.
Shiko videon:
I ftuar në panelin e emisionit Opinion është edhe Theodhori Sollaku, si avokat i kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, ky i fundit akuzuar për mashtrim në formularin e dekriminalizimit.
Elvis Rroshi akuzohet për përdhunim në grup, për trafik droge etj, i pyetur për këto nga Blendi Fevziu avokati i tij Sollaku tha se në të dhënat që kanë ardhur së fundmi për Rroshin nga hetime e Prokurorisë, janë në favor të tij, po ashtu ai tregon edhe arsyet që sipas tij Rroshi del i pafajshëm, shkruan opinion.al.
“Gjithçka u ndërtua 7 muaj më parë mbi bazë të informacioneve policore. Të cilat me bold shkruanin që këto janë vetëm për qëllime policore, pra nuk janë prova për tu përdorur në një proces ligjor. Prokuroria kuptoi mbasi u bë arresti, arresti shtëpiak etj, dhe ka bërë letër porosi. Sepse merren verifikohen provat pastaj arrestohet, jo të arrestohet e pastaj të verifikohen provat.
Autoritetet Zvicerane thonë se nuk ka asnjë gjë me përgjigjen që kanë dhënë. Sepse imagjinoni ju, në Zvicër të jesh i arrestuar për drogë e të të lëre njeri të ikësh, por nuk të lë njeri të ikësh jo. Ndërsa në Itali është gjykuar në mungesë, pa avokat dhe pa asnjë provë”, është shprehur Theodhori Sollaku, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Kavajës Evlis Rroshi./opinion.al
KOHA JONË SONDAZH

