Bylykbashi: Të zgjidhim financimin e fushatës, jemi kundër kthimit të kontrollit të shumicës në KZAZ

PD gati për reformën zgjedhore

Partia Demokratike akuzon atë Socialiste për bllokim prej 7 muajsh të reformës zgjedhore dhe shprehet gatshme të ulet në komision për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Nënkryetari demokrat i komiiosnit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi në një intervistë dhënë për “ABC News”, deklaroi se duhet të marrë zgjidhje propozimi i PD-së që ka të bëjë me financimin e partive në fushatë, duke shmangur paranë kriminale dhe klientelizimin. Po ashtu ai u shpreh se PD-ja është kundër rikthimit të kontrollit të shumicës në komisionet zgjedhore, sikundër ai thotë parashikojnë amendamentet e PS-së. “Të vakëta, por jo pa shpresë …” Të tilla cilësohen kontaktet e ditëve të fundit mes dy bashkëkryyarëve të reformës zgjedhore dhe eksperëve të Këshillit të Europës flasin për afrim të palëve në disa aspekte të rregullimit të kodit zgjedhor për çështjen delicate të financimit të partive në fushatë. Por teksa e pohon këtë, Bylykbashi thotë se kompromisi mbetet i largët në çështje që ajo i konsideron thelbësore për mbajtjen larg politikës të kriminelëve, të korruptuarve dhe interesave private klienteliste. Bylykbshi akuzon PS-në se zvartriti për 7 muaj reformën zgjedhore dhe sipas tij edhe angazhimet e tanishme i ka në nivel deklaratësh publike. ai konstaton qëndrime joserioze sikundër dhe amendamentet socialiste. Po ashtu demokratët refuzojnë pasi e cilësojnë si të rrezikshëm amendamentin që PS-ja propozon në emër të depolitizimit të komisioneve zgjedhore, me përfshirjen e një anëtari të 7-të si noter ose mësues, që praktikisht thotë do t’i jepnin mazhorancës kontrollin e shumicës në komisione. Në kushtet kur data e zgjedhjeve është dekretyuar nga presidenti i Republikës demokratët thonë se nëse nuk veprohet me urgjencë rrezikohet ndërhyrej të pazbatueshme për shkak kohe në kod ose do hedhin në në kaos komisionet zgjedhore që nga KQZ.

Intervista e plotë për reformën zgjedhore

Zoti Bylykbashi kur mund të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore. Të dy palët bëjnë thirrje për të nisur nga puna, por kjo nuk po ndodh. Ju prej muajsh keni paraqitur një platformë, ndërkohë që socialistët kanë deklaruar se kanë përgatitur një paketë amendamentesh?

Plarforma e PD është paraqitur më 17 maj, 7 muaj nga tani. Që prej atëherë nuk ka asnjë qëndrim, asnjë pozicion nga PS të bërë në mënyrë zyrtare, pra  në komisionin e reformës zgjedhore. Refuzuan për muaj të tërë të angazhoheshin dhe tashmë të gjithë deklaratat e bëra kundër financimit 100% të fushatës zgjedhore nga buxheti i shtetit, apo kundër votimit elektronik, besoj një nga elementët thelbësorë për përmirësimin e zgjedhjeve që të gjithë e mirëpresin, gjithë këto deklarata pra kundër i kanë bërë me intervista e prononcime publike dhe jo në komision, pa një debat të mirëfilltë për të kërkuar pikat e kompromisit. Kjo situatë e paprecedent, ku dekreti i presidentit ka dalë dhe nuk është bërë asnjë amendament na bën ne që të kërkojmë që platforma e PD që përfshin gjithë rekomandimet e OSBEODIHR të shqyrtohet me urgjencë nga komisioni. Të ulemi të diskutojmë, të debatojmë ,të lëmë detyra për ekspertët. Pikërisht kësaj po i shmangen. Qoftë deklaratat e zotit Ruçi, qoftë të zotit Balla nuk i japin zgjidhje kësaj pikëpyetjeje të madhe që është: pse PS ka bllokuar reformën zgjedhore për dy palë rekomandime, janë 53 rekomandime.

Si thirret Komisioni, çfarë parashikon procedura?

Komisioni është i ndërtuar në mënyrë të tillë që duhet të ketë dakordësi edhe në thirrjen e mbledhjes së tij nga bashkëkryetarët. Ne jemi të gatshëm të ulemi menjëherë që të diskutojmë të gjitha ndryshimet e nevojshme. Por nëse këta përfaqësues të lartë të PS janë seriozë në atë që thonë se një paketë me 12 nene trajton 53 rekoadmuem, jemi përpara diçkaje që duhet të kuptojmë: nëse seriozisht  nuk duan të merren me reformën zgjedhore apo po tallen me shqiptarët. Aq më tepër që kanë një grup amendamentesh të cilët, ndërkohë që jemi të shqetësuar për kriminelët që po na hyjnë në Parlament përmes zgjedhjesh, ata hallin më të madh e kanë që të ndalojnë shpërndarjen e çakmakëve  apo shkrepëseve me logon e PD.  Unë besoj që probleme të tilla si futja e kriminelëve në Parlament, administratë, apo lirimi i tyre nga burgu para zgjedhjeve është problem shumë herë më i madh se këto gjyqëra që i bëjnë shqiptarët të qeshin, por dhe të qajnë sepse zgjedhjet po vijnë.  Shqetësuese në propozimet e tyre ështe se këto amendamente në të githë komisionet kontrollin do t’ia jepnin Partisë Socialiste. E papranueshme në asnjë lloj drejtimi. Ta fshehësh këtë nën petkun e depolitizimit të komisioneve, është sa qesharake. por mbi të gjitha është shumë tinzare. PD nuk e pranon këtë.

Po ju çmendim keni për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. A mund të bëhet?

Depolitizimi i komisioneve nuk ndodh nga ndryshimi i mënyrës se si propozohen komisionerët. Ne e dimë shumë mirë që kjo në Shqipërinë tonë të vogël nuk është gjë e thjeshtë të gjesh persona apolitikë.  Propozimi i PSse mësuesit që janë nën presion dhe represion të përditshëm nga pushteti do të bëjnë këta depolitizimin, është qesharake. Ajo që sygjerojmë është se nëpërmjet procedurash të qarta, pa ekuivok të funkionimit të komisioneve, kushdo që ka dhe preferencë politike të mos ketë mundësi të bëjë asgjë. Dhe pasi të krijojmë besimin, pasi të jemi të bindur se administrata publike është profesionale dhe apolitike, atëherë mund të hedhim hapim tjetër. Tani duhet të garantojmë standardet e procesit që garantojnë besimin tek procesi.

Por nga kontaktet që keni me homologun tuaj, taulant balla a keni konstatura çështje që ju afrojnë?

Në këtë fazë jemi duke diskutuar dhe me ekspertët e Këshillit të Europës, KiE, paketën e financimit në zgjedhje dhe jasht tyre, një nga pikat kryesore të platformës së PD. Ajo që konstatoj është se PS po i afrohet pozicionit të PD për një numër çështjesh, por mbetemi ende të ndarë në çështje kardinale  si financimi 100% apo i përzier. Ajo që kërkojmë është që financimi i partive të jetë i shëndetshëm, me para publike, që do të thotë e ligjshme dhe jo me para që vijnë nga korrupsioni, krimi i organizuar apo të dhëna në të zezë nga subjektet private, që do ta bënte politikën të varaur nga këta privatë apo nga krimi. Kjo është një çështje e madhe që na ndan sot e kësaj dite. Po punojmë për t’u afruar. E rëndësishme në këtë fazë është që presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe gjithë ndryshimet në kod ose nuk do të jenë efektive sepse do të jenë të pazbatueshme për shkak kohe, ose do ët ndikojnë përgatitjet zgjedhore, duke hedhur në kaos komisionet zgjedhur që nga KQZ. Kjo është përgjegjësia e madhe e PS. Media dhe gjithë publiku duhet të pyesin pse Partia Socialiste e vonoi reformëm në këtë fazë, siç nuk ka ndodhur në 15 vitet e fundit, duke përfshirë dhe bërjen  thuajse të pamundur tashmë të votimit elektronik, i cili do të zgjidhte shumë problem.

SHKARKO APP