Byroja rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi
Byroja e Parlamentit rrëzoi kërkesën e PD për përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi.
Nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho tha pas vendimit se Byroja nuk mori parasysh asnjë kërkesë të PD-së. Sipas tij, Rama ka përdorur fyerje që shkelin rëndë etikën e Kuvendit. Me ironi, Spaho tha se “Ka mbetur që tani Byroja ti japë titullin Gojëmbli i Kuvendit”,- tha ai.
PD-ja kërkoi përjashtimin e Kryeministrit Rama me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Shkak për këtë kërkesë të PD-së, është fjala e Kryeministrit të enjten e shkuar në parlament, ku ai e cilësoi opozitën si një “tufë e vogël… që kërkon të hajë njëri tjetrin”.
Të enjten e shkuar kjo solli reagime të forta nga deputetët e opozitës, të cilët tentuat t’i ndalonin edhe fjalën kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

