Ça turpi! PD dhe PS nuk bien dakort as për Kosovën!
Ngjarjet në veriun e Kosovës ku u vra një polic kosovar nga sulmi terrorist i forcave paraushtarake serbe, kanë sjellë reagim të fortë nga SHBA, por më në fund edhe nga Bashkimi Europian. Duke parë ngjarjet në Izrael ku Hamasi sulmoi në pabesi dhe masakroi qindra e qindra fëmijë e gra dhe njerëz të pafajshëm, menjëherë kanceleritë perëndimore po marrin masa drastike ndaj mundësisë që ngjarjet të mos përsriten në veri të Kosovës nga Hamasi serb.
Parlamenti Europian pritet të nxjerrë një rezolutë për të denoncuar sulmin nga serbia, ndërsa në Tiranë zvarritet një deklaratë e përbashkët e krejt forcave politike parlamentare. Prej ditësh PS ka nxjerrë një variant të saj, kurse deputetët e grupit Bardhi-Berisha një deklaratë tjetër. Si rregull duhet që gjithë grupet paramentare të bien dakort dhe të votojnë draftin final, pa asnjë votë kundër sepse flitet për Kosovën, pjesë e kombit shqiptar.
Por PS sot ja rrëzojë draftin grupin të shumicës së deputetëve demokratë, ndërkohë që duket se do të votohet vetëm varianti i mazhorancës, çka përbën një skandal të madh politik dhe një goditje që i bëjnë popullit të Kosovës.
Berisha dhe bardhi thanë për mediat se varianti i PS nuk e dënon me emër presidentin serb Aleksandër Vuçiç për financimin dhe mbështetjen e grupit terrorist. Ndërkohë partitë opozitare në Serbi i kanë dërguar një letër Josep Borell, komisionerit për politikë të jashtme të BE, ku shprehin shqetësimin e thellë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të konfliktit mes serbëve dhe policisë së Kosovës në fshatin Banjskë.
Duke e bërë përgjegjës për situatën e krijuar, ata kërkojnë të vendoset çdo masë e mundshme nga BE-ja ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
“Përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiçit për situatën aktuale është e dukshme, prandaj, ndaj tij dhe aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme”, shkruhet në letër nga deputetët serbë.
Pra në Serbi, opozita e kërkon me insistim që BE të vendosë sanksione ndaj Vuçiç, kurse në Tiranë hartojnë një draft rezolutë ku nuk bien dakort gjithë deputetët e parlamentit, gjë që mbetet një turp dhe njollë e madhe mbi Shqipërinë.
Njerëzit e thjeshtë pyesin: Si ka mundësi që nuk bini dakort për Kosovën? Si ka mundësi që e hani turpin me bukë si parlament?