Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, Ministria e Mbrojtjes: Dëme në 12 biznese

Ministria e Mbrojtjes ka treguar lidhur me situatën e krijuar në Bunec të Himarës. Mësohet se rreth orës 12:26 të kësaj të Enjteje, hidrocentrali i Sasajt ka pësuar shembje. Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese.

”Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz”, thotë Ministria.

Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec-Piqeras është i kalueshëm. ”Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, shton Ministria e Mbrojtjes.

SHKARKO APP