Cakaj mohon lajmin e heqjes së pasaportave për kombëtaren: Është gënjeshtër
Një pjesë e lojtarëve të ekipit kombëtar deklaruan dje se u është hequr pasaporta diplomatike nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Mbrëmjen e sotme, pak para nisjes së ndeshjes me Islandën, Cakaj pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar në këtë përballje, e ka quajtur këtë lajm të pavërtetë.
“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”- shkruan Cakaj ne Twitter.
Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016. Por i menjëhershëm ka qenë dhe sqarimi i kreut të diplomacisë shqiptare, i cili ka siguruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
KOHA JONË SONDAZH

