Cameron në Tiranë! Nga takimi me Edi Ramën te vizita me Begajn në Presidencë, zbardhet agjenda e takimeve
Nesër më 22 maj, ish-kryeministri sekretari i Jashtëm britanik David Cameron mbërrin në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. Cameron do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
”Përshëndetje, ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron. Pas takimit, Kryeministri Rama-Sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod. Ju lutemi, nisni emrat e gazetarëve që do të jenë të pranishëm”, njofton Kryeministria.
Në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj. “Përshëndetje të gjithëve, Presidenti Begaj do të presë nesër, ditën e mërkurë, datë 22 maj, ora 14.30 Sekretarin Britanik të shtetit për çështjet e jashtme, lordin David Cameron”, njofton Presidenca.
Ambasada Britanike në Tiranë ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron, ku në qendër do të jetë emigracioni i paligjshëm. Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.