Çani te Ylli Rakipi: Alibeaj më ngjan si kukull e Ambasadës Amerikane

Gazetari Arian Çani teksa analizon figurën politike të Enkelejd Alibeajt, thotë se gjatë artikulimit të të folurit në publik, për të ai imiton Fatos Nanon. Për Çanin, Alibeaj nuk është gjë tjetër veç se një kukull e Ambasadës Amerikane.

”Ajo që më bën përshtypje është që ky Alibeaj, edhe kur nuk kishte asnjë rol, kam pasur rastin të takohesha shpesh me të në një kafe në qendër të Tiranës. Përshëndeteshim, nuk kishim miqësi. Është djalë korrekt, i pashëm.

Ka një tendencë te artikulimi, ka një impostim si Fatos Nanos. Them se e imiton më shumë, për mua nuk është figurë interesante politike, në artikulimin publik po ta vesh re, është korrekt kur flet, por nuk thotë asgjë.

Alibeaj ka shansin e keq që nuk eksiton politikisht askënd, por ka kohë deri në 2025, të tentojë të mos zhduket fare. Duam nuk duam ne, ai nuk është gjë tjetër veçse një kukull e Ambasadës Amerikane”,-tha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

SHKARKO APP