FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cara: Koka gjeti kurajon t’i bashkohej akuzave të PD-së se krimi elektoral në Durrës e ka emrin Vangjush Dako

Deklaratat e forta të ministrit Lefter Koka, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së lidhur me atë çfarë po ndodh në Durrës mes anëtarësisë së PS-së dhe LSI-së, dhe rolin që sipas tij ka Vangjush Dako në këtë përçarje të së majtës në Durrës, janë ndjekur me vëmendje edhe nga deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara.

Përmes një reagimi të pak minutave më parë, Cara thekson se Lefter Koka gjeti kurajon të thotë të vërtetat e t’i bashkohej akuzave të PD-së, për krimin elektoral që në Durrës ka emrin Vangjush Dako.

“Vangjush Dako, segmente të PS e policisë së shtetit po përgatiten për krimin mbi votën. Sot më shumë se kurrë duhet të kthejmë lirinë tek qytetarët e Durrësit”- shkruan deputeti demokrat Igli Cara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Igli Carës

Swiss Digital Mobile Reklama

Më mirë vonë se kurrë. Askush mos të hamendësojë për koalicione etj., por, Lefter Koka sot gjeti kurajon të thotë të vërtetat e t’i bashkohej akuzave të PD, shumë herë të miat personale për krimin elektoral që në Durrës ka emrin Vangjush Dako. Vangjush Dako, segmente të PS e policisë së shtetit po përgatiten për krimin mbi votën. Sot më shumë se kurrë duhet të kthejmë lirinë tek qytetarët e Durrësit. Krimi e Dako nuk duhet të fitojnë më kurrë.

/ H. Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?