Ç’do të thotë kjo kafe mes Rudina Hajdarit dhe Astrit Patozit?

Pasi shprehu mbështetjen publike përmes qëndrimeve të tij në rrjete sociale, Astrit Patozi ka ndërmarrë një tjetër hap. Tre ditë më parë ai është takuar me deputeten Rudina Hajdari, e cila dje formoi edhe grupin e saj parlamentar në përbërje të cilit është dhe deputeti Myslim Murrizi.

Patozi është fotografuar duke konsumuar një kafe me Hajdarin në një nga lokalet e Tiranës.

Nuk dihet nëse se nisma e Hajdarit për tu vënë në krye të grupit parlamentar demokrat ka qenë një këshillë e Patozit, i cili gjithashtu e ka mbajtur më herët këtë pozicion si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Sikundër nuk dihet nëse pjesë e diskutimeve mes tyre ka qenë edhe mundësia e krijimit të një partie të re. Një ditë më parë deputetja Hajdari deklaroi në Kuvend se deputetët e opozitës nuk do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ora News

SHKARKO APP