Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:59 PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e një resorti në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 pritet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

CDU/CSU: Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë

Politikë E enjte, 26 Mars 2020 10:53
CDU/CSU: Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një deklaratë për media, të cilën e ka Deutsche Welle, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kërkojnë krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

“Në këtë kohë të vështirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë për veprim dhe për vendimmarrje. Të gjithëve që janë përgjegjës në Kosovë – parlamenti, qeveria dhe presidenti – u bëhet thirrje të japin ndihmesën e tyre për qëndrueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë. Duke vijuar punën e saj në në mënyrë konsekuente, qeveria duhet të rifitojë besimin që ka humbur kohët e fundit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deputetët formulojnë edhe disa prioritete për qeverinë e re, siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i trajtimit të krimeve të luftës, heqjen e tarifave ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe vijimin e dialogut me Serbinë. Prej kësaj të fundit, ata kërkojnë edhe që të heqë dorë nga lobimi për mosnjohjen e Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Përparësi duhet të ketë këtu luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që t’i jepet shtysë ekonomisë së vendit”.

Një tjetër prioritet, sipas deputetëve gjermanë, duhet të jetë edhe “vazhdimi i trajtimit gjyqësor të krimeve të luftës, pa të cilin nuk mund të krijohet paqe e brendshme dhe asnjë bazë besimi. Këtu përfshihen sidomos Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t? Specializuar për ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Beogradi të ndalë lobimin kundër Kosovës

Deputetët gjermanë kanë formuluar me këtë rast edhe pritshmërinë e tyre për uljen e tarifave: „Ne presim që tarifat për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të vendosura nën qeverinë Haradinaj të hiqen plotësisht dhe menjëherë.“

Po ashtu ata kërkojnë rifillimin e sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, por shtojnë se „kërkojmë që Beogradi të përfundojë menjëherë aktivitetet e tij kundër njohjes së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. “Pa ndryshuar politikat e tyre në këto pika, këta dy vende do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Vetëm BE u ofron këtyre vendeve një perspektivë serioze dhe të përgjegjshme në të ardhmen dhe ka treguar se është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë”, përmbyllin deklaratën politikanët e CDU/CSU-së.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Ndërsa Ministria e Jashtme e Gjermanisë ishte shprehur së fundmi, nëpërmjet një deklarate të përbashkët të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, me homologun e tij francez, si edhe nëpërmjet një deklarate të ministrit gjerman të Evropës, Michael Roth, për tërheqjen e mocionit ndaj Kurtit, grupi parlamentar gjerman CDU/CSU, parti simotra këto me LDK-në, deri tani e kishte vëzhguar ngjarjen ne heshtje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte shprehur në një deklaratë të përbashkët me Albin Kurtin, pas bisedës së tyre të parë zyrtare, të hënën përmes telefonit, për “vijimin e dialogut nën udhëheqjen e qeverisë së Kosovës”, çka mund të interpretohej se ajo do të preferonte personalitete të tjera nga ato të prillit të vitit të kaluar, që do të udhëhiqnin dialogun me Serbinë.

Etiketat e lidhura

CDU/CSUKosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 6 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 25 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 41 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 52 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.