CDU mban qëndron pro SHBA-së: Nuk ka bashkëpunim me PD-në e drejtuar nga Berisha

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU (Unioni Demokristian i Gjermanisë), Peter Beyer i cili ndodhet në Tiranë, ndër të tjera ka komentuar edhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

Aiështë shprehur i prerë kur tha se CDU-ja nuk del kundër SHBA sa i takon personave të shpallur ”non-grata”. Beyer theksoi edhe se nuk do të ketë bashkëpunim me PD-në e drejtuar nga Sali Berisha.

”Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishëm. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare ka një përgjegjësi të madhe për të bërë opozitën në parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësues të popullit. Më interesojnë pak figurat e veçantë. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”.

SHKARKO APP